Shumë e talentuara Masiela Lusha fitoi famë në serialin televiziv "George Lopez" dhe qysh në moshë të vogël ajo u shqua për talentin e saj. Revista "Teen Magazine" do ta cilësonte atë si ndër pesë të rinjtë që do të kishte shansin e suksesit. Në fushën e letersisë, Masiela u cilësua si shkrimtarja më e re në botë, 12 vjeçare, që publikon një libër në dy gjuhë. Disa vite më pare ajo themeloi Fondacionin Fëmijët e Botës ndërsa këtë vit ajo është bërë Ambasadore Ndërkombëtare për të Rinjtë me fondacionin Athgo që promovon sipërmarrjen botëre dhe mbështetet nga UNICEF dhe Banka Botërore.
Login